
Shënim: Kryeministri Edi Rama u përplas me gazetarët për çështje etike në konferencën e mbajtur për drejtësinë këtë të mërkurë.
Në të shkuarën Rama e ka quajtur median kazan, madje e ka krahasuar edhe me nazizmin, sipas raportit të fundit të "Reporterëve pa kufij".
Për çështjet e etikës dhe epitetet e tjera që Rama i ka vendosur medias, sidomos asaj online, Kryeministri mund të jetë krejtësisht gabim. Por, fajtore në këtë perceptim apo gjykim është edhe vetë një pjesë e medias.
Kjo pjesë problematike, që ka nxjerrë shqiptarët në rrugë me parashikime apokaliptike, nga ato që shkenca njerëzore sot nuk la arritur ende t'i parashikojë, ka shërbyer si karburant për sulmet e Ramës ndaj medias. Shembullin me të fundit e ka dhënë Çim Peka, që në transmetim live dhe përballe gazetares në studio lëshon gjuhën, ose ndoshta del në fjalorin e vet të përditshëm si "lac'.
Peka, që pretendon se gëzon statusin e analistit e gazetarit të pavarur e të paanshëm foli gojarisht për "gojore" në transmetim direkt, në përpjekje për të analizuar marrëdhënien e Ramës me ShBA.
Këtu i thotë edhe gazetares madje se "ne nuk bëjmë gojore". Nëse fjala "gojore" do të analizohej semantikisht nga profesor Edmond Tupja, ajo nuk ka pse të sikletosë njeri, por e përdorur në këtë rast nga Çim Peka, konteksti është lehtësisht i kuptueshëm.
Pikërisht ky kontekst e fjalor shërben si trung për të mbajtur ndezur shpuzën e kritikave ndaj medias... dhe jo vetëm të Edi Ramës.