Përfundon mbledhja e Kryesisë, Rama konfirmon ndryshime brenda PS: Janë me qëllime organizative

27 September 2022, 19:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Përfundon mbledhja e Kryesisë, Rama konfirmon ndryshime brenda PS:
Edi Rama

Ka përfunduar mbledhja e Kresisë së Partisë Socialiste dhe në një prononcim për mediat, kryeministri Edi Rama konfirmoi ndryshimet brenda partisë, ku një prej tyre është largimi i Arben Ahmetajt nga drejtimi i Qarkut të Vlorës, duke e lënë pa asnjë post politik.

Rama tha se PS ka nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani ka hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit.

“Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit për të cilin kemi folur sot. Kjo vjen në një kontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota e sidomos Europa. Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë këtë dhimbje, pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm. Ky ishte thelbi i takimit të sotëm”, u shpreh Rama në përfundim të takimit." tha Rama.

Rama refuzoi të flasë mbi arsyet e largimit të Ahmetajt por ato janë bërë me dije nga Vox News.al më herët, duke iu referuar burimeve brenda PS-së.

"A u bënë ndryshime në drejtimin e qarqeve? Janë ndryshime që nuk kanë peshë dhe nuk kanë ndryshim për interesin publik. Të gjithë kanë pozicionet e tyre. Këtë e kemi bërë gjithmonë, nuk ka asgjë të re.

Ky gaboi Ahmetaj? Nuk ka asnjë rëndësi që të hym në emra të gjithë jemi shërbëtor, ku secili ka rolin e tij, kjo ëhstë një skuadër ku ka role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij.

Si do bëhet zgjedhja për kandidatët, me Primare? Jo faleminderit." tha Rama.


Video