'O hajdut dhe ushtar i Sali Berishës', surpriza e pakëndshme për Genc Rulin sapo del nga SPAK-u (Video)

27 September 2022, 12:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'O hajdut dhe ushtar i Sali Berishës', surpriza e pakëndshme

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli u përball me një surprizë të pakëndshme në momentin që doli nga godina e SPAK-ut.

Një qytetar po e priste jashtë dhe sapo doli filloi të bërtiste duke e akuzuar se është hajdut.


“O hajdutë, o hajdutë, o ushtar të Sali Berishës. Genc Ruli hajdut, koka e krimit është Ruli. Koka krimet të Sali Berishës” u shpreh qytetari.

Ish-ministri nuk reagoi. E kaloi me buzëqeshje dhe u largua duke mos folur as me gazetarët. Ruli u thirr për të dëshmuar për privatizimin e kompleksit Partizani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video