VIDEO/ Berisha pritet si "krushqit në dasmë" me borie makine në Gramsh, badigardët me "G Class" të bardhë

27 September 2022, 18:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Berisha pritet si "krushqit në dasmë" me borie makine
Momenti i mbërritjes së Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisdedim me banorët e Gramshit. 

Në momentin e mbërritjes tek vendi i takimit, Berisha është shoqëruar nga dhjetëra makina me flamujt kuqezi, teksa mbajnë shtypur dhe boriet e mjeteve të tyre. Po ashtu, edhe dhjetra të rinj janë rreshtuar tek kati i dytë i godinës, teksa duartrokasin dhe brohorasin për Berishën. 

Ndërkohë që në video dëgjohet dhe deputeti Luçiano Boçi teksa thotë që makinat e Berishës i ka rënë mes qytetit për të takuar sa më shumë njerëz.

Një tjetër detaj që vihet re është se Berisha ka shkuar me makinën e tij të përhershme, teksa nga pas e ndjekin truprojat me një mjet "G Class" të bardhë.




Video