
Pak ditë më parë pas një operacioni të policisë, u arrestuan për korrupsion në Universitetin Bujqësor të Tiranës 4 punonjës. Në pranga përfunduan Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale, Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë dhe Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendrore të UBT.
Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazine.
Aktivisti Rigels Xhemollari përmes një statusi në facebook, komenton ngjarjen dhe shkon edhe më tej.
Ai thotë se ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësi për bordet që emërojnë dhe se Prokuroria duhet të thërrasë si të pandehur edhe kokat drejtuese të Bordit të Administrimit.
1 Blender u ble 2500 euro ne UBT!
Lufta ndaj Korrupsioni duhet të jetë axhende e te gjithëve dhe një mbështetje e fortë për protestën e pagave të pedagogëve. PSE?
Sepse njeriu qe kontrollon tenderat e Universitetit është Administratori i tij. Adminsitratori zgjidhet nga Bordi i Adminsitrimit, ku shumicën në këtë Bord e ka Ministria e Arsimit. Pra 4 Anëtarët dhe Administratorët janë njerëz të afiliuar me qeverinë. Psh. Në Krye të Bordit të UBT është Arta Dollani, Drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa Adminsitrator Edmond Terthorja.
Arta, Edmondi dhe vartësit e tyre kanë blerë një Blender 2500 euro, ndërkohë që vlera e tij reale ka qënë 250 euro. Në UBT është magazinuar 100 000 euro plehra kimike vetëm më letra dhe jo realisht sipas prokurorise. Pra një korrupsion i pastër.
Po Ministrja e Arsimit a duhet të mbajë përgjegjësi për emërimet e saj në këto Borde? Ligji u’a ka hequr të drejtën e menaxhimit të parave stafeve akademike dhe ja ka kaluar këtë të drejtë njerëzve që nuk kanë lidhje me arsimin.
Prokuroria duhet të thërrasë si të pandehur edhe kokat drejtuese të Bordit të Adminsitrimit, ndërsa Pedagogët duhet të luftojnë fort që këto para të mos vidhen por të shkojnë për kërkim real shkencor, për paga dhe mbështetje për artikujt dhe konferencat e tyre.