Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas takimit në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ku e pranishme në takim ishte dhe deputetja socialiste Etilda Gjonaj.
Përmnes një postimi në Twitter, Tabaku bën me dije se kanë diskutuar me shefen e diplomacisë amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit europian dhe rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit në këtë proces.
Ndër të tjera, sipas Tabakut kanë diskutuar dhe mbi shqetësime e opozitës për nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta dhe Legalizimi Kanabisit.
Postimi i plotë:
Sot diskutova me ambasadoren amerikane Yuri Kim prioritetet e procesit të integrimit europian, rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin:Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira&ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës!
Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren amerikane Yuri Kim morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si:
Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop !
E angazhuar për të mbikqyrur&kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike!
I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijrave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.