Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Partia Demokratike ka përgatitur një kallëzim penal për kullën që pritet të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit.
Burimet bëjnë të ditur se nesër, kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në këshillin bashkiak të Tiranës, Eni Papa, do të dorëzojë në SPAK një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë.
Jo rrallëherë ndërtimet e reja në Tiranë janë konsideruar nga studime dhe investigime të ndryshme si mënyrë për të pastruar paratë e pista.
Pas kullës prapa Teatrit të Operas dhe Baletit, e cila pritet të jetë më e larta në Tiranë, qendrojnë biznesmenë të lidhur me Shkëlzen Berishën. /Gazeta TemA