“Lëvizja Bashkë” ishte partia e vetme opozitare që organizoi sot një protestë kundër kullës që do të ndërtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operas dhe Baletit.
Ndërsa ajo që vetëcilësohet si opozita e vërtetë, “Rithemelimi” i Sali Berishës ka heshtur, pasi sicc thuhet janë njerëzit e saj që fshihen pas ndërtimit të kullës.
Pas protetës, kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori thotë se Sali Berisha dhe Edi Rama janë dallaveraxhinj.
"Kush i ka zënë gojën Sali Berishës ka kapur për fyti edhe Edi Ramën. Këta nuk janë politikanë, por kukulla. Impotentë e dallaveraxhinj, shërbyes gjithnjë e më pa karakter të oligarkëve dhe gangsterëve.
Lëvizja BASHKË është e vetmja alternativë, sot në opozitë dhe nesër në qeverisje", shkruan Qori në rrjetet sociale.