“Berishës i dhanë kullë që më pas të vendoste Belon përballë Veliajt”

6 August 2023, 20:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Berishës i dhanë kullë që më pas të
Kellici, Veliaj dhe ne sfond kulla qe do te ndertohet pas Operas

Edhe avokati Altin Goxhaj ka denoncuar kullën që po ndërtohet te lulishtja pas Operas në qendër të Tiranës. Ai thotw se kjo ishte dhuratë e pushtetit për opozitën dhe shitjen e zgjedhjeve vendore.

Goxhaj thotë se kullën e ka denoncuar që në dhjetor të vitit 2022 si monedhën e shkëmbimit të shitjes së Bashkisë Tiranë.

Ai thekson se opozita hesht për ndërtimin e kullës sepse ka katet e veta në këtë pazar.

“Sot isha live në Fax News (video del pas pak) për të denoncuar “Monumentin e Shitjes së Zgjedhjeve nga Opozita” e cila zaptoi Parkun mbrapa Pallatit të kulturës, kullën e klientëve të Rama-Veliaj që janë edhe oligarkët PD-së dhe LSI, shpërblimin për shitjen e Bashkisë Tiranë në 4 Dhjetor 2022 me primaret e famshme që nxorën kandidatin Këlliçi për të cilin investoi gjithçka Veliaj!

Këtë kullë e kam denoncuar në Dhjetor 2022 live në Fax Neës dhe Vizion Plus si monedha e shkëmbimit të shitjes Bashkisë Tiranë nga Opozita tek Veliaj! Prandaj hesht opozita për këtë krim më të fundit ndaj Tiranës sepse ka katet e veta në këtë pazar!

Ja pse nuk kemi Opozitë por veç një klasë të tërë politike dhe ndaj Soros po investon Tikët e Soros për të kontrolluar pakënaqësinë dhe reagimin publik!

Ja pse Levizja Shpreson do të jetë bashkë me qytetarët dhe forcat e ngjashme forca reale e përfaqësimit qytetar për të ndalur këta që po shpopullojnë Shqipërinë, ndaj dhe ne po mbledhim firma për tu përfaqësuar në Zgjedhjet Parlamentare me Listën e Hapur Qytetare që do ti kthejë Shpresën shqiptarëve se ata mund ta ndalojnë të Keqen”, shkruan Goxhaj.

 


Video