Presidenti Bajram Begaj i ka shprehur solidaritetin e tij presidentes Natasa Pirc Musar dhe popullit slloven të prekur nga përmbytjet katastrofike.
“Shpreh solidaritetin tim ndaj Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë të prekur nga përmbytjet katastrofike. Lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Shpresojmë për një rimëkëmbje të shpejtë!”, shkruan Begaj në një postim në Twitter.
Sllovenia është prekur nga përmbytje të mëdha, që kanë shkaktuar të paktën tre viktima. Mijëra qytetarë të tjerë janë evakuuar nga zonat me rrezik, ndërsa dëmet ekonomike janë të pallogaritshme.
Autoritetet kanë paralajmëruar për intensifikim të reshjeve dhe përmbytjeve gjatë 24 orëve të fundit, teksa një stuhi e madhe pritet të kalojë mbi vend.