"Parregullsi me listat dhe votuesit"/ Shkoi në balotazh, kandidati i "Primareve" në Krujë tërhiqet nga gara

5 December 2022, 18:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Parregullsi me listat dhe votuesit"/ Shkoi në balotazh,
Ndriçim Babasi

Agron Loka do të jetë kandidat i "Rithemelimit" për Bashkinë e Krujës, pasi kandidati tjetër Ndriçim Babasi, me të cilin ishte në balotazh dhe do të zhvilloheshin zgjedhjet më 11 Dhjetor, është tërhequr nga gara.

Ndriçim Babasi arriti të merrte 346 vota në "Primare" dhe Agron Loka 548 vota, ku asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë 50% të votave, për shkak se ishin 11 kandidatë në garë.

Me anë të një shkrese drejtuar degës së PD-së Krujë, Ndriçim Babasi pretendon për parregullsi mbi zgjedhjet e djeshme.

"Nuk e shikoj më të arsyeshme për vazhdimin e garës për Primaret në PD e Krujës, duke u parë dhe duke u njohur me parregullsi ditën e votimit me listat dhe votuesit.

Arsyet janë shumë të thjeshta dhe kuptimplota, që t'i hapim rrugë demokracisë, të forcojmë PD dhe t'i japim prioritet fitores së datës 14 Maj 2023." shkruan në shkresën 

Në fund, Babasi  falenderon të gjithë ata që e votuanpor edhe ata që nuk morën pjesë në votime për arsye të ndryshme. Ai ka qenë deputet i PD-së në disa legjisltatura dhe prej vitesh merret me biznesin e ndërtimit.

"Parregullsi me listat dhe votuesit"/ Shkoi në balotazh,


Video