Është zbardhur agjenda e Këshillit të Europës për samitin BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
Janë katër temat që do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit të Europës që do të mbahet në Tiranë, më konkretisht pasojat e agresionit rus në Ukrainë, siguria kibernetike, përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve dhe menaxhimi i emigracionit.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbledhë nesër në Tiranë liderët europianë si dhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, Këshilli i Europës ka zbardhur edhe agjendën e samitit, që për pak orë do e kthejë Tiranën në kryeqytetin Europian.
10:15- Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare
11:00- Shkëmbim pikëpamjesh
11:45 -Foto “familjare”
12:15- Seancë plenare
14:30 -Konferencë për shtyp
Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mbajt në Slloveni në tetor 2021. Ai u organizua nga Presidenca Sllovene e Këshillit.