Begaj mesazh për 28 Nëntorin: Protesta një e drejtë kushtetuese, dhuna dhe shkatërrimi jo. Dialogu është zgjidhja

28 Nëntor 2026, 20:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Begaj mesazh për 28 Nëntorin: Protesta një e drejtë

Presidenti Bajram Begaj organizoi një ceremoni në Presidencë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fjalimin me rastin e festimeve për Ditën e Pavarësisë, kreu i shtetit u ndal te rrugëtimi historik i Shqipërisë, sfidat e së kaluarës dhe zhvillimet e vendit gjatë 35 viteve të fundit.

“Në Vlorën e vitit 1912 ku dukej se historia po vendoste për vendet e vogla. Një grup njerëzit e shpallën Shqipërinë shtet të pavarur. Ata nuk na lanë një Shqipëri të përfunduar, por një Shqipëri për të ndërtuar. Është përgjegjësia për të ndërtuar një Shqipëri. Pavarësia është edhe një përgjegjësi. Për gati gjysmëshekulli shqiptarëve iu mohua liria. Liria e vërtet për të zgjedhur dhe për të vepruar është mes nesh. Vendi që dikur ishte më i izoluari në Europës, sot është vend anëtar i NATO-s dhe shtet për integrimin në BE. Sot Shqipëria është e transformuar, me një ekonomi më të lartë. Sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht. Sot kemi gjetur forcën për të ecur përpara. Sot po rritet një brez që kërkon më shumë zë”, u shpreh Begaj.

Në fjalën e tij, presidenti foli edhe për protestat e zhvilluara nga qytetarët, duke theksuar se protesta është një e drejtë kushtetuese, por dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të jenë alternativë.

“Sot po rritet një brez që kërkon më shumë mundësi dhe përfshirje. Kemi parë të rinj dhe qytetarë që protestojnë, edhe sot, në ditën e shenjtë të flamurit dhe të bashkimit. Protesta është e drejtë kushtetuese, por dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhja, as alternativa. Dialogu është zgjidhja. Demokracia nuk kërkon të mendojmë të gjithë njësoj. Ajo kërkon që, edhe kur mendojmë ndryshe, të ndihemi nën të njëjtën çati. Ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Mbetemi të bashkuar në vlera, për demokracinë, për shtetin e së drejtës dhe për orientimin tonë euroatlantik”, tha Begaj.


Vox Pop

Video