Protesta/ Gonxhja dënon sulmin ndaj Teatrit të Kukullave: Mos ua anuloni festat fëmijëve

28 Nëntor 2026, 19:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta/ Gonxhja dënon sulmin ndaj Teatrit të Kukullave: Mos ua
Sulmi ndaj Teatrit të Kukullave

Socialistët dënuan aktet e dhunës gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, tha se shfaqja “Mbreti Luan”, e planifikuar për në orën 18:00, u anulua pasi protestuesit goditën dyert e Teatrit të Kukullave dhe hodhën molotov në ambientet e godinës.

Gonxhja dënoi sulmin ndaj teatrit, duke thënë se dhuna meriton të dënohet.

“Sot, më 28 Nëntor në orën 18:00, Teatri i Kukullave duhej të hapte perden për “Mbretin Luan”. Të gjitha biletat ishin shitur, por pas dhunës së sotme, shfaqja e mbrëmjes u anulua sepse protestues të papërgjegjshëm goditën dyert e teatrit dhe hodhën molotov në ambientet e godinës.

NDALONI luftën me mullinjtë e erës, STOP djegies dhe shkatërrimit të Teatrit të Kukullave! Fëmijët aty ndjekin shfaqjet e tyre të dashura. BOLL trauma u janë shkaktuar, mos i lini pa skenën e tyre artistike, mos ua anulloni festat, planet, JETËN!

E drejta për të protestuar paqësisht garantohet, ndërsa dhuna e verbër ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim të qartë nga gjithësecili. Lutja e tyre më prekëse”, shkroi Gonxhja.

 

Pas hedhjes së molotovëve dhe sendeve të forta drejt policisë në bulevard, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi mbështetësit e Sali Berishës për organizimin e akteve të dhunës.

“Ja dhe seksioni i dhunës së Saliut, përzierë me ndonjë gone e llapaqorrë, hyzmeqarë të turpshëm të duarve të huaja që sulmojnë Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë. Turp!”, shkroi Balla.


Vox Pop

Video