Gaz lotsjellës edhe me dron në protestë, tymi mbulon “Sheshin Skënderbej” (VIDEO)

28 Nëntor 2026, 16:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gaz lotsjellës edhe me dron në protestë, tymi mbulon

Situata në qendër të Tiranës vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Në sheshin “Skënderbej”, Policia ka hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës nga toka dhe nga ajri, ndërsa dy autobotë me ujë janë afruar për të shpërndarë turmën.

Protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt godinës së Bashkisë së Tiranës, por ndërhyrja e policisë dhe gazi lotsjellës e kanë vështirësuar lëvizjen e tyre.

Re të dendura tymi kanë mbuluar sheshin.

Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në shesh dhe të hedhin molotovë në drejtim të efektivëve.


Vox Pop

Video