Përplasjet me protestuesit, Policia hedh gaz lotsjellës edhe me dron (VIDEO)

28 Nëntor 2026, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasjet me protestuesit, Policia hedh gaz lotsjellës edhe me dron

Një tjetër mënyrë për përdorimin e gazit lotsjellës është vërejtur gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.

Policia po përdor një dron për të hedhur bombula gazi lotsjellës në drejtim të protestuesve. Droni lëshon bombulat deri në brendësi të turmës, duke bërë që gazi të përhapet mes protestuesve.

Pamjet tregojnë përdorimin e dronit gjatë përplasjeve, ndërsa protesta vijon në një situatë të tensionuar.


Vox Pop

Video