Ekskluzive - Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në B...
27 Nëntor, 10:48Fokus

Tensionet janë përshkallëzuar para godinës së Kryeministrisë, ku ka nisur përplasja mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit.
Disa prej protestuesve kanë hedhur hunj, gurë dhe molotov në drejtim të efektivëve të policisë të vendosur përpara godinës së qeverisë. Në përgjigje, policia ka përdorur autobotin, duke hedhur ujë në drejtim të turmës.
Situata është tensionuar në kulmin e marshimit drejt Kryeministrisë, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara godinës.
Përplasjet vijnë pas episodeve të para të tensionit të regjistruara gjatë marshimit, kur disa institucione u goditën nga protestuesit.