Një grup qytetarësh protestë pas 'Sheshit të Flamurit' në Vlorë, përplasen me Policinë

28 Nëntor 2026, 10:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një grup qytetarësh protestë pas 'Sheshit të

Rreth 20 deri në 30 protestues janë mbledhur diten e sotme në ambientet mbas  Sheshit të Flamurit në Vlorë, ku kanë kundërshtuar forcat e policisë të pranishme në këtë zonë.

Protestuesit, të cilët edhe në raste të mëparshme kanë zhvilluar protesta kundër projektit për ndërtimin e Muzeut të Hebrenjve, kanë shprehur sërish kundërshtimin e tyre. Gjatë tubimit të sotëm, ata kanë pasur edhe përplasje me efektivët e policisë, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet dhe deklaratat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Protesta është zhvilluar në një moment kur në Sheshin e Flamurit po mbaheshin aktivitetet ceremoniale me rastin e 28 Nëntorit.


Vox Pop

Video