
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën kombëtare të paralajmëruar për ditën e sotme, në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit po i bashkohen tubimit, ndërsa në shesh bien në sy flamujt kuqezi dhe veshjet tradicionale shqiptare, duke i dhënë protestës edhe një atmosferë patriotike, në një prej ditëve më të rëndësishme për shqiptarët.
Protesta është thirrur nga studentë, të rinj dhe qytetarë, të cilët u kanë bërë apel për pjesëmarrje edhe shqiptarëve të diasporës.
Tubimi i sotëm vjen pas disa muajsh protestash kundër qeverisë. Ndër kërkesat kryesore të organizatorëve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.