"Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne", protestuesit shpalosin banderolën gjigante në shesh

28 Nëntor 2026, 12:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Shqipëria do të rrojë, për të, për të

Gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë 28 Nëntor në Tiranë, protestuesit kanë shpalosur një banderolë gjigante me një mesazh patriotik.

“Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne!”, shkruhet në banderolën e vendosur në shesh, ku janë mbledhur qytetarë nga Tirana, qytete të ndryshme të vendit, si dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Po ashtu në banderolë shkruhet edhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”, një thirrje që është përsëritur çdo ditë nga qytetarët në rreth gjashtë muaj protestë.


 


Vox Pop

Video