Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu, kush mori pjesë në pritjen e Begajt për 28 Nëntorin, Lulzim Basha në krah të ambasadorit Wendt

28 Nëntor 2026, 22:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu, kush mori pjesë në pritjen e Begajt

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka organizuar pritjen zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, ku kanë marrë pjesë figura të njohura të politikës shqiptare dhe të Kosovës, përfaqësues të institucioneve dhe trupi diplomatik.

Mes të pranishmëve në ceremoninë festive ishin kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Po ashtu pjesë e ceremonisë ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit është shfaqur në krah të ambasadorit Wendt gjatë pritjes së organizuar nga kreu i Shtetit.

Në fillim të ceremonisë Basha u pa duke diskutuar dhe folur me ambasadorin amerikan Eric Wend, teksa gjatë ceremonisë kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Gjatë himnit, në podium ishte kryeministri Edi Rama me bashkëshorten, presidenti Bajram Begaj me bashkëshorten, Albulena Haxhiu me bashkëshortin dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi me bashkëshorten.

Ceremonia mblodhi personalitete nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë./TCH

 


Vox Pop

Video