
Nesër, 6 dhjetor për Shqipërinë do të jetë një ditë e rëndësishme, pasi Tirana do të presë liderët e Bashkimit Europian – Ballkanit Perëndimor.
Është hera e parë që në vendin tonë do të mbahet Samiti i BE dhe pritet që në vend të mbërrijnë 28 liderët europianë.
Liderët që pritet të vijnë në Tiranë janë:
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Maltës, Robert Abel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez nuk do të jetë i pranishëm në këtë samit. Kryeministri Edi Rama tha se ai do të mungojë pasi dita e samitit përkon me ditën e republikës së Spanjës.
Në pikëpyetje është edhe ardhja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai më herët tha se nuk do marrë pjesë, ndërsa pak minuta më parë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha se Vuçiç duhet që të jetë në këtë takim, por që nuk e kishte vendosur ende.
Kujtojmë që nesër, 6 dhjetor që do të mbahet samiti i BE, Sali Berisha ka thirrur prostestë duke thënë se do u tregojë liderëve të BE se Shqipëria nuk është ashtu siç e tregon Rama, por e varfër nga korrupsioni.