Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kuvendi po mban pasditen e sotme një seancë plenare, ku po zhvillohet një interpelancë me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, për bërjen me pagesë të hyrjes në parkun Divjakë-Karavasta.
Por, deputeti i PD-së Dashnor Sula, i cili njihet për batutat e tij, ka shkuar në Kuvend me një thes të mbushur me ullinj dhe një degë ulliri.
Ai e ka bërë këtë veprim në mënyrë simbolike për të treguar se prodhimi këtë vit u ka ngelur pa shitur fermerëve.
Momenti që deputeti Sula ka hapur thesin sigurisht që ka shkaktuar edhe të qeshura tek gazetarët e pranishëm, të cilët nuk hezituan t’i drejtonin mikrofonin.