Kumbaro "tallet" dhe i lë 50 lekëshin tek foltorja, deputetja e PD-së: Je e neveritshme

5 December 2022, 18:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kumbaro "tallet" dhe i lë 50 lekëshin tek foltorja,
Ilda Dhori dhe Mirela Kumbaro

Kuvendi po mban pasditen e sotme një seancë plenare, ku po zhvillohet një interpelancë me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, për bërjen me pagesë të hyrjes në parkun Divjakë-Karavasta.

Ministrja u tall me qytetarët, duke thënë se do paguajnë vetëm 50 lekë, pa marrë parasysh se nuk ka një rrugë alternative për të shkuar në plazhin e Divjakës.

Kumbaro u përplas ashpër me deputeten e PD-së, Ilda Dhori, e cila e akuzoi ministrinë  se po taksojnë qytetarët pa të drejtë dhe se askush nuk po mendon më për trashëgiminë kulturore.

Teksa po fliste nga foltorja, Kumbaro i la në fund disa monedha deputetes, gjest sipas Dhorit është i neveritshëm. 

Mirela Kumbaro: Mirë pra, e mbarsët malin dhe prodhuat disa qindarka, 10, 20 e 15 se aq është tarifa, edhe për të ngrënë, u bëj ftesë sot për ta vizituar, gëzuar dhe ju pres kur ta hapim. Ua kam lënë këtu lekët e vogla.

Ilda Dhori: Je e neveritshme. Ja si një ministre tallet, lë lekët këtu.


Video