Kryemadhi flet për rikthimin e Metës: Kisha vendosur të largohesha pas 25 prillit

21 March 2022, 22:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryemadhi flet për rikthimin e Metës: Kisha vendosur të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur sot për rikthimin e presidentit Ilir Meta në politikë.

Në studion e “Quo Vadis”, Kryemadhi theksoi se metodologjia që ndoqën Basha-Rama nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse rikthimin e Metës në politikë.

“Mbas 25 prillit e kisha lënë të do largohesha. Basha më kërkonte të mos deklaroja se nuk do të jesh pjesë e qeverisë. Por Monikës vetëm për pushtet nuk i bëhet vonë. Se pushteti të vendos me shpatulla për muri, nuk të bën dot që ti të jesh në komunikim me njerëzit. Metodologjia që ndoqën të dy bashkë, Basha dhe Rama nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse rikthimin e Metës në politikë. Një politikan që ka fituar të gjitha betejat ligjore”, tha Kryemadhi në emisionin “Quo Vadis”.

Sakaq, Kryemadhi ka ngritur akuza ndaj kreut të dorëhequr të PD, Lulzim Bashës.

Kryemadhi tha se Basha ka folur keq për të nëpër ambasadat e shteteve të ndryshme në Tiranë.

“Basha çfarë s’ka thënë për Kryemadhi në për ambasada të ndryshme, gjatë kohës së koalicionit. Gënjeshtar i paparë. Ishte totalisht i izoluar”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo tha: “Jam e nënshtruar ndaj Ilir Metës sepse e ka njohur shumë mirë Bashën dhe e ka ditur shumë mirë që elementi i manipulimit ka qenë një nga pikat më të forta të tij”.

 


Video