Si e komenton Monika Kryemadhi dorëheqjen e Lulzim Bashës

21 March 2022, 22:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Si e komenton Monika Kryemadhi dorëheqjen e Lulzim Bashës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD ishte e pritshme, ndërsa thekson se “vota e lirë i jep zgjidhje situatës në të cilën gjendet PD”.

“Dorëheqja duhet parë në dy këndvështrime, e para çdo zvarritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD. Vazhdoj të qëndroj stoike që vota e lirë i jep zgjidhje situatës në të cilën gjendet PD.

Nëse PD nuk do të jetë e plotë opozitarizmi do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. E prisja sepse deputetë e PD nuk po e mbështesnin më. Rezultati i 6 marsit ishte shumë qesharak”, tha Kryemadhi në emisionin e “Quo Vadis” në Vizion+.

Kryemadhi tha se ai tashmë nuk kishte as mbështetjen e deputetëve, ndërsa theksoi se Bashës i duhet patjetër një post politik.

“Për interesa të tjera ekonomiko financiare ose shantazhime janë ato që e bëjnë Bashën që t’i duhet patjetër një post politik për të mos ecur nëpër proceduarat qoftë me çështjen belge qofte me atë Muzin në SHBA”, tha Kryemadhi.

 


Video