
Kreu i PL, Ilir Metaj ka treguar sot pjesë nga dosja e ish-Sigurimit të Shtetit, ku ai beson se është ndërhyrë nga Autoriteti i Dosjeve, për të kryer falsifikimin duke shtuar emrin e tij.
Meta tha se falsifikimi më amator është ai i shtimit të pjesës “studenti Ilir Metaj”, ndërsa dokumenti më pas është fotokopjuar që të mos dallohej ndryshimi. Meta tha se në klasën e tij kishte tre studentë me inicialet I.M, ndërsa shtoi se shtetasti F.T i përmendur në dojse ka kërkuar korrigjimin e emrave pasi ka vënë re se në dosje ishin bërë ndryshime. Sipas Metës, ky falsifikim u bë gjatë kohës që ishte President i Republikës.
“Materiali që kanë bërë këta gjatë kohës që kam qenë president i Republikës, sepse ëshët falsifikimi më i lehtë për të hequr një paragraf e për të bërë një fotokopje. Mbas emrit kanë shtuar edhe emrin “studenti Ilir Metaj”, ky është edhe rasti më flagrant. Autoriteti e di shumë mirë që I.M ka patur një dosje si bashkëpunëtor dhe ato iniciale nuk kanë asnjë lidhje me Mua.
Qëndrimi i F.T dhe deklarata e tij autentike, e bërë me shkrimin e tij të dorës, që për fat të mirë nuk është zhdukur, dhe kërkesa për korrigjimin e të dhënave që ka kërkuar të ndryshohe pasi janë parë aty”, deklaroi Meta.