'Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që...', Rama i përgjigjet qeverisë bullgare: Duhen ndihmuar me përkthimin

31 August 2022, 14:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Thjesht përsërita të njëjtat gjëra
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter me një përgjigje për Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, e cila i quajti deklarata të paprovokuara të Ramës, komentet e tij të bëra në një forum në Slloveni të zhvilluar dy ditë më parë.

Rama thotë se dikush duhet t’ja përkthejë qetësisht deklaratën e tij, e cila përmban të njëjtat komente si në muajin qershor.

Postimi i Ramës:

'Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund të mos e marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.

Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin qetësisht të deklaratës sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor', thuhet në postimin e Ramës.

Vetëm një ditë pas deklaratave të tij, Ministria e Jashtme e Bullgarisë i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama.

Rama në Forumin e Bledit u shpreh se Shqipërisë iu pengua hapja e negociatave nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Ministria e Jashtme e Bullgarisë i konsideron të rreme këto deklarata të kreut të qeverisë shqiptare.

Reagimi i mediave Bullgare:

“Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme, antibullgare të Kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bledit më 29-30 Gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria bllokoi për 8 vjet fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. MPJ i refuzon deklaratat e papërgjegjshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Ministria e Jashtme ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën anti-bullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimeve të tij politike.

Tani është kombinuar me një fokus anti-europian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Deklaratat tregojnë keqkuptime rreth procesit politik për të vendosur në shinat evropiane marrëdhëniet në rajon. Bëhet fjalë ose për mungesë të aftësive komunikues evropiane ose për nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-europiane. Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së Kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.


Video