Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputetët e njohur si mbështetës të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në një nga hotelet e kryeqytetit.
Rreth 20 prej tyre janë parë të hyjnë në darkën jo-zyrtare të organizuar me qëllim vendosjen e hapave që do të ndjekin me rifillimin e parlamentit në vjeshtë.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe Enkelejd Alibeaj.
Të enjten në mesditë edhe Berisha pritet të mbledhë grupin e tij të deputetëve.
Për Partinë Demokratike parashikohet një vjeshtë me furtunë, ndërsa nuk përjashtohet edhe një krijimi i një partie të re nga Basha.