Çoi “Dosjet” në SPAK, kreu i PL: Sulme nga Edi Rama, autoriteti ka konsumuar 6 vepra penale

1 September 2022, 14:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çoi “Dosjet” në SPAK, kreu i PL: Sulme nga Edi Rama,
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me kallëzimin e bërë ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Sipas ish-presidentit Meta, autoriteti i 'Dosjeve' në mënyrë skandaloze ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Kryetari i PL, theksoi se nga ana e Autoritetit janë kryer gjashtë shkelje.

“Sot, kam depozituar pranë organeve të drejtësisë kallëzimin penal ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, lidhur me shkeljet flagrante dhe të qëllimshme, të ligjit nga ana e tyre, në shërbim të verbër të sulmeve politike të kryeministrit Edi Rama lidhur me mua si ish-President I Republikës, dhe Kryetar i Partisë së Lirisë, forca e dytë opozitare në vend. Lidhur me shkeljet flagrante kundër meje si ish-president dhe si kryetar i partisë së Lirisë , kanë konsumuar gjashtë vepra penale”, tha Meta.


Video