Kreu i Grupit të PS: Në Parlamentin italian deputetët i nxjerrin jashtë dy prej këmbësh, dy prej duarsh!

7 December 2023, 11:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i Grupit të PS: Në Parlamentin italian deputetët i nxjerrin
Bledi Çuçi

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi e ka cilësuar si një “revolucion të karrigeve” aksionin e dhunshëm të Rithemelimit dhe grupit të Bardhit në Kuvend.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për miratimin e buxhetit në një seancë plenare që zgjati rreth 8 minuta, Çuçi tha se detajet mbi buxhetin janë diskutuar në komisione dhe me grupet e interesit.

Bledi Çuçi: Ne jemi gati të dialogojmë për këdo, për të mirën e shqiptarëve. Nuk jemi ne që ndezim flakadanë, që bllokojmë mbledhjet apo që abstenojmë.

Grupi parlamentar i PS nuk e vendos agjendën sipas ndërkombëtarëve. Unë nuk shoh ndonëj trysni nga partnerët ndërkombëtarë në lidhje me këtë çështje.

Ne jemi në institucione, ata dhunojnë, ata prishin, duhet që ata të ulin flakadanët që të flasim.

Nuk mund t’i marrim dot me dhunë ti ulim në tavolinë.

Kriza që ka ndodhur në PD fatkeqësisht është shumë e thellë, dhe padiskutim nuk jemi shkaktarët e kësaj krize, por mos prisni që PS të jetë instrumenti që mund ta zgjidhë këtë.

Rregullorja përcakton rregulla për të marrë masa për atë që prish, dhunon apo pengon zhvillimin e një seance parlamentare. Dhe e keni parë që besoj ne jemi shumë tolerantë në këtë pikë me opozitën me gjithë këto sjellje vandal që ato bëjnë

E kemi parë parlamentin Italian se si e kapin Zgarbin ata punonjësit, dy prej komësh dy prej duarsh.

Në Itali 15 seanca plenare përjashtohesh, kështu që i kemi parë të gjitha, po i shohim të gjitha. Të gjithë parlamentet kanë sanksione kur bëhet fjalë për dhunë, pengim të zhvillimit të seancës plenare.


Video