Ekskluzive/ Dalin PAMJET si u futën tymueset në Kuvend: Deputeti Luan Baçi i nxjerr nga çorapet (Video)

7 December 2023, 10:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekskluzive/ Dalin PAMJET si u futën tymueset në Kuvend: Deputeti Luan
Luan Baçi

As seanca e kësaj të enjteje nuk u zhvillua sipas rregullores së Kuvendit dhe njëjtë si herët e shkuara zgjati shumë pak (vetëm 7 minuta).

Projektbuxheti për vitin 2024 është miratuar, pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, renditi të gjitha pikat me një shpejtësi “marramendëse” duke qenë se situata e krijuar në sallë ishte krejtësisht e zhurmshme.

VoxNews ka siguruar videon se si janë futur tymueset në Kuvend. Në pamje duket deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i cili i nxjerr tymueset nga çorapet. 

Gjatë votimit deputetët e PD vijuan me “protestën e tyre”, me tymuese e kapsolla.

I pranishëm në seancë këtë të enjte ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili nuk bëri asnjë reagim për atë që po shihte, por vetëm dha kartonin jeshil për miratimin e buxhetit. 

Janë votuar me 75 vota pro 4 projektligje: Për Taksat, Procedurat Tatimore, Akcizën e vitit dhe Buxhetin e 2024. Po ashtu kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca plenare deputetin Asllan Dogjani.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video