"Gërdeci", shtyhet seanca për Mediun. Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi thirren të dëshmojnë më 14 dhjetor

7 December 2023, 10:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Gërdeci", shtyhet seanca për Mediun. Shkëlzen Berisha
Shkëlzen Berisha

GJKKO thërret më 14 dhjetor Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin.

Ata do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec.

Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.

Seanca e sotme u shty pas kërkesës së Fatmir Mediut, i cili kërkonte të ishte pranishëm në seancë por e kishte të pamundur pasi duhet të ishte në parlament për votimin e pr/buxhetit.

Në seancën e radhës do të jenë 7 dëshmitar të mbetur nga lista e prokurorisë mes tyre edhe Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha.


Video