Gazment Bardhi publikon PAMJET: Ky nuk është Parlamenti, por salla e Gardës!

7 December 2023, 09:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazment Bardhi publikon PAMJET: Ky nuk është Parlamenti, por salla e
Gazment Bardh

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në prag të zhvillimit të seancës plenare kur pritet të diskutohet për buxhetin.

Përmes një video të publikuar në Twitter, ai thotë se salla e Kuvendit nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës!

Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda.


Video