Kosova, Shqipëria dhe...Kanadaja: Tre shqiptarë në një foto

5 May 2023, 21:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova, Shqipëria dhe...Kanadaja: Tre shqiptarë në një foto
Osmani, Begaj dhe Albanese

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka publikuar në faqen e saj në Twitter një foto me homologun shqiptar, Bajram Begajn dhe kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese.

Në mbishkrimin e fotos thuhet: “Tre shqiptarë në një foto”. Kjo referuar faktit se kryeministri i Australisë është me origjinë arbëreshe.

Fotoja është realizuar në Angli ku Osmani, Begaj dhe Albanese janë të pranishëm në pritje të kurorëzimit të mbretit Charles III.

 


Video