Kandidon si i pavarur, Rama i kërkon tërheqjen nga gara ish socialistit Gjergj Mërkuri: Asnjë votë jashtë PS

5 May 2023, 21:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidon si i pavarur, Rama i kërkon tërheqjen nga gara ish
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me qytetarët e Sarandës, në kuadër të fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku prezantoi kandidatin socialist Olti Çaçin.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Çaçin e kanë zgjedhur për dy arsye, një sepse është një ndër njerëzit më të suksesshëm në industrinë e turizmit dhe se sipas Ramës është një taksapagues i rregull në këtë sektor. Rama tha se Olti Çaçit i kërkuan ata që të futej në garë me besimin se do ta çojmë më tej zhvillimin e Sarandës.

"Kandidati ynë nuk është njeri pa papunë. Është një njeri që i kemi kërkuar ta pranojë këtë sfidë, për dy arsye. E para sepse është një ndër njerëzit më të suksesshëm në industrinë e turizmit në Shqipëri. Jo vetëm ka një biznes të suksesshëm në ind e turizmit, po është edhe një taksapaguesit më të rregullt në atë industri. Për shkak të kokës së fortë që ai ka, unë kisha besim që si do e thyejë dhe me atë kokë fortë, atë eksperiencë që ka bëtë atje është ekzakt menaxheri i duhet i Sarandës që mbi këtë shkallë të re që kemi ndërtuar, me mbështetjen tonë në tiranë, me mbështetjen time personale si kryeministër për Sarandën ta ndërtojë edhe një shkallë tjetër brenda katër viteve. Na duhet dikush në bashki, që jo vetëm të jetë djali i mirë, jo vetëm të jetë vullnet mirë, por të jetë shumë më agresiv në raport me problemet dhe shumë më këmbëngulës në raport me punën sesa doktori. Kjo është gjëja që na duhet. Skam asnjë vëmendje me doktorin, për të shkuar deri këtu ishte doktori që na duhej, për të të shkuar nga këtu tutje ka ardhur Olti. Ja kemi kërkuar ne, jo ai. Kjo ka shumë rëndësi", tha Rama.

Kryesocialisti e pati një mesazh për kandidatin e pavarur Gjergj Mërkuri, i cili më parë ka qenë pjesë e Partisë Socialiste. Për shkak të debateve brenda në bazë, Mëkuri u fut në garë si kandidat i pavarur, ndërsa sot Rama i kërkoi që të tërhiqet nga fushata.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos japin asnjë votë jashtë radhës së socialistëve, ndërsa Mërkurit i tha të ndalojë fushatën dhe pas 14 majit të ulen në tryezë e të bisedojmë për t’u bashkuar sërish. Kreu i qeverisë tha se e di që Gjergj Mërkurit i kanë rënë në qafë PS në Sarandë, por sipas tij nuk është kjo zgjidhje rruga që ka zgjedhur Gjergji që gëzon vetëm kundërshtarët.

“Gjergj Mërkuri është një djalë idealist, një djalë i ndershëm, i drejtë. Gjegj Mërkurit njerëz këtu të PS i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë gabimin shumë të madh. Kjo nuk është arsye për të bërë atë Stefani nuk e bën kurrë. Kjo nuk është arsye për tu çuar dhe për të dalë matanë rrugës dhe për të kërkuar voto që i bëjnë dëm PS në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh, nuk ka asnjë këtu që nuk është në këtë shesh dhe që nuk e do kthimin mbrapa, që është dakord me atë që po bën Gjergji aktualisht. Hatërmbetja nuk është këshilltar i mirë. Aq më pak pastaj, dalja në anën tjetër të rrugës pavarësisht se të kanë rënë në qafë. Gjergjit i kanë rënë në qafë, por tani Gjergji nuk duhet ti bie që qafë të gjithë PS, të gjithë atyre që janë këtu dhe mbi të gjitha nëse askush nuk gëzohet për ata që bën Gjergji ,janë ata tjerët që gëzohen. Kështu që unë gjegjin do ta ftoja të gjejë arsyen brenda vetes dhe nëse për një arsye ose një tjetër e ka të pamundur që ta ulë pak kokën, të paktën ta mbyllë fushatën. Ta mbyllë fushatën dhe të presë përfundimin e fushatës më 14 maj, të presë fitoren e Oltit dhe të PS dhe pastaj të kthehet në PS të ulemi në tavolinë t’i diskutojmë gjërat. Ata që kanë rënë në qafë ta pranojnë fajin, Gjegji ta pranojë fajin që po bën. Të bashkohemi dhe vazhdojmë përpara. Ndërkohë të gjithë atyre që i kanë thënë Gjergjit vazhdo përpara se ne do vijmë pas teje, që janë të majtë dhe që janë njerëz që duan Sarandën u them ndihmojeni Gjergjin të mbyllë fushatën dhe ka vetëm një drejtim më 14 maj, drejtimi është tek kandidati ynë dhe tek PS. Çdo gjë tjetër është gabim i madh që për një njeri si Gjergji bëhet edhe faj. E kuptoj mirë Gjergjin, i kuptoj edhe ata që kanë arsye për të qenë të hatërmbetur. Në zyrat tona nëpër qytete kemi njerëz që nuk jemi krenarë, ata njerëz jo vetëm që nuk janë të denjë për PS, për qytetarët, por ata njerëz janë arsye për t’u skuqur ne të gjithë. Ama zgjidhja nuk është ajo që ka gjetur Gjergji bashkë me ata që e mbështesin. Zgjidhja është të vazhdojmë të këmbëngulim këtu së bashku dhe ti përmirësojmë gjërat sëbashku, sepse edhe njëherë po ta kthejmë kokën mbrapa”, tha Rama.


Video