Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit këtë të premte në Ditën e Dëshmorëve të Kombit.
“Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, ka shkruar Begaj. Sot u mbajt ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Krerët e shtetit, mes tyre edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, kryebashkikau i Tiranës, Erion Veliaj vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.
Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.