Kandidon në Tiranë, por Roland Bejko mendon për Beratin: Kemi hartuar dosjen për ta bërë pjesë të UNESCO-s

4 May 2023, 14:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidon në Tiranë, por Roland Bejko mendon për Beratin: Kemi
Roland Bejko dhe Kadri Kuka

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit, Roland Bejo ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-drejtorin e kulturës në bashkinë Berat, Kadri Kukën.

Në një postim në rrjetet sociale, Bejko vuri theksin tek bashkëpunimi mes tyre për hartimin me sukses të dosjes për ta bërë Beratin pjesë të UNESCOS.

"Me Kadri Kukën ish drejtorin e kulturës në Bashkinë Berat, një nga bashkëpunëtorët në hartimin e dosjes për Beratin në UNESCO. Diskutuam për periudhën që unë kam qenë prefekt i qarkut në 2005- 2007. Më vjen mirë që edhe pse kanë kaluar vite nga ajo periudhë kolegët që kemi punuar, ruajnë respekt për angazhimin tim. Kadriu ka shkruar edhe një libër, “Beratasit nëpër Botë”, ku pjesë më ka bërë dhe mua, si prefekti që bashkëpunoi me të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, në hartimin me sukses për dosjen e UNESCOS." shkruan Bejko.

Edhe pse kandidon për Tiranën, siç duket Bejko po mendon edhe për qytetet e tjera.

Kandidon në Tiranë, por Roland Bejko mendon për Beratin: Kemi


Video