Deputeti demokrat Ervin Salianji është duke bërë paraditen e së enjtes interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi në lidhur me sigurinë dhe krimin e organizuar në vend.
“Imagjino që ju thoni do sjellim një projektligj që vettingun e policëve ta bëjë i famshmi Ard Veliu i pashkollë, atij jepini abetaren. Doni t’i përdorni këta se ju erdhën zgjedhjet. Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela? Kur e di Daily Maily që lëviz nëpër Tiranë, i bie që s’ka vullnet.
Po Fatos Goga, Martinajt? Gjallë a vdekur? Capajt? Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni. Në korridoret e policisë qarkullojnë zërat se ju e keni njoftuar Ervis Martinajn, 5 minuta para se ti bënit kontroll në hotel. Ju kishit plan tjetër për të, ende nuk thoni asgjë se çfarë ka ndodhur me fatin e tij”, tha deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në Kuvend.