Zgjedhjet lokale, Braçe: Gabim i pafalshëm nëse konsiderohet garë e lehtë, ç'duhet të bëjë ndryshe Veliaj në Tiranë

5 October 2022, 17:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet lokale, Braçe: Gabim i pafalshëm nëse konsiderohet
Erion Braçe

Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale 2023 dhe partitë politike kanë nisur përgatitjet.

Ndonëse PS ka zotëron thuajse të gjithë pushtetin vendor me përjashtim të Shkodrës, deputeti i PS Erion Braçe thotë se gara nuk duhet të konsiderohet e lehtë. Në një intervistë për Report tv, Braçe u shpreh se do të ishte gabim i pafalshëm për PS në rast se nuk i jep rëndësinë e duhur kësaj gare.

“Nëse do të ketë një gabim që mund ta konsumojë PS, është ta mendojë të lehtë garën për pushtetin vendor. Për më tepër, kur vijmë nga një pushtet që thuajse e zotëron të gjithin PS, me përjashtim të Shkodrës. Nga kjo pikëpamje, ta konsiderosh garën të lehtë është gabim i pafalshëm. Edhe prej goditjeve të pafalshme nga 2019 e këtej duke nisur nga fatkeqësi natyrore e tani nga lufta në Europë, pa diskutim që ta mendosh të lehtë, është gabim i madh. Njerëzit gjykojnë nga interesi i tyre.

Ne kemi hyrë në një proces riorganizimi total të PS. Nga pikëpamja organizative, struktura është e ngritur. Po ngrihen anekset elektorale, por ajo çfarë mendoj është se duhet të bëjmë diçka plus që është hapja e PS jo vetëm të jetë fokusi që  vazhdimisht vijnë nga struktura e PS, por më shumë se kaq. Na duhet një hapje më e madhe se çdo herë tjetër duke përfaqësuar grupe, jo vetëm individ që sjellin interesa publike, mjedisore, ekonomike, të mbrojtjes se këta njerëz mund të jenë ata që bëjnë ndryshim përtej atij që PS e ka në ADN e saj”, tha Braçe.

Ndër të tjera u shpreh se është e rëndësishme që PS të mos mbetet vetëm grupit dhe interesave të veta, por të hapet për të dëgjuar dhe për tu konsultuar me të majtët në grupe të tjera. Sipas tij, komunitetet e harruara kanë ndikim të madh në votë, ndaj duhet që të mos lihen pas dore.

“PS ka një mekanizëm të konsoliduar për zgjedhjen e kandidatëve. Unë them që duhet të bëjmë më shumë se kaq. Na duhet të bëjmë diçka më shumë e të konsultohemi më gjerë se me PS. Zgjedhjet që vijnë lidhen me një territor të caktuar dhe me komunitete që për shkak të natyrës nuk janë thjesht dhe vetëm qytetarë por vjnë nga zona periferike e rurale. Komunitetet e harruara kthehen në problem të madh, kthehen në votë kundër nëse nuk e gjejnë veten, ndaj është jetike që PS të hapet, të konsultohet e të përfaqësojë interesa më të gjera se të vetë PS. Të majtë ka dhe në grupet ambientaliste. Është e rëndësishme për PS që të hyjë brenda grupeve për t’i bërë interesat e tyre, interesa të partisë”, tha Braçe.

Deputeti socialist Erion Braçe tha se ishte pro kandidimit të Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, por theksoi se ka disa gjëra që duhen ndryshuar.

“Unë dua zëra më shumë se PS, jam dakord që të kandidoj Veliaj, po ky është vendim im, do duhet vendimi i shumë më tepër se PS, mendimi i komuniteteve që përbëjnë interesat Veliaj ka bërë mirë në arsim, t’i japësh këtij qyteti të ardhme, një mundësi më të mirë shkollimi është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jam një djalë që vij nga Kombinati, kanë ndryshuar shkollat, të gjitha shkollat e ndryshuara në perfieri është e jashtëzakonshme, më mjafton kaq, t’i japësh një qyteti të ardhmen, meriton të vlerësohet. Tirana ka ekonomi të sajën që ndikon shumë fort në GDP e vendit, i duhet një gjë ndryshe, ky qytet ka nevojë për shumë ajër, ditët pa makina i kanë bërë, po duhet për një plan ndryshe, korsitë të arrijë deri në periferi, duhet të përmirësoj transportin publik, Tirana është në rrugën e duhur”, tha Braçe.


Video