Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me aleatët, më konkretisht me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi.
Fokusi i diskutimit kanë qenë zgjedhjet lokale që mbahen vitin e ardhshëm dhe sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD-së është dakordësuar që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët. Më herët, Berisha takoi dhe kreun e PL-së, Ilir Metaj.
Njoftimi:
Kryetari i PD Sali Berisha takohet me kryetarët e partive aleate. U diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare - Ambientaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE