Sali Berisha ka nisur fushatën për garën për kreun e Partisë Demokratike, ku përballë ka Ibsen Elezin. Berisha po zhvillon një tur takimesh dhe fushatën e ka nisur nga qyteti i Elbasanit.
Një demokrat i ka kërkuar Berishës që Gazment Bardhin të mos shkojë më në Elbasan edhe pse ka marrë mandatin. Ndërkohë Berisha në fjalën e tij ai tha se do të bëjnë çdo gjë që të mos shkelmohet ligji i partisë dhe të zbatohet statusi.
Për Berishën çdo parti që vendos kryetarin mbi ligjin shndërrohet në një parti anti-demokratike.
“Dua të di se në drejtimin tuaj kaq kohë, do të mbani më njerëzi mosmirënjohës si Lulushi e Bardhushi krahë jush. Konsultohu me juristët e deputetëve, por Gazment Bardhi të mos shkelë më në Elbasan edhe pse ka marrë mandatin, Elbasani ka vetëm një deputet, vetëm Luçiano Boçi. Ai mori mandatin iku në Tiranë dhe u zhduk, tha demokrati.