
Deputetët demokratë ndërmarrin një tjetër hap në gjykatë. Edit Harxhi dhe avokatja e saj Endira Bushati kërkojnë ç’rregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike të gjykatës si kryetar i PD-së.
Kërkesa u bë nga Edit Harxhi në kuadër të procesit gjyqësor të nisur në 30 qershor 2021 ku kërkonte pavlefshmërinë absolute të zgjedhjeve për kryetar të PD-së në qershor të po atij viti.
Deri tani në gjykatë nuk ka pasur asnjë seancë lidhur me këtë proces ndërkohë që sot Bushati kërkoi ndryshim të objekt padisë "nga pavlefshmëri absolute të zgjedhjeve për kryetar të partisë" në "ç’rregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike"
"Shpresojmë që gjykata të vendosë drejtësinë në një çështje shumë thelbësore për mua dhe për demokratët e tjerë", tha Edit Harxhi në një prononcim për median sot nga ambientet e jashtme të gjykatës