Përmbytjet në Shkodër, Spiropali kritika Bardh Spahisë: Të ishte në mbledhje. Kur s'pastron pusetat e bashkisë, nuk mundet të ...

21 November 2022, 16:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbytjet në Shkodër, Spiropali kritika Bardh Spahisë:
Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali ka kritikuar kryebashkiakun demokrat të Shkodrës Bardh Spahia, teksa sipas saj, ai duhet të linte politikën e ditës dhe të merrte pjesë në mbledhjen e Shtabin të Emergjencave, lidhur me situatën e përmbytjeve në kryeqendrën e veriut.

Ajo më tej ironizoi se ata që nuk mund të pastrojnë, pusetat e bashkisë së Shkodrës, nuk mund të japin dot mend për menaxhimin e kaskadave.

“Është e rëndësishme që burokracia është shmangur në këto raste dhe komunikimi dhe me prefekturën dhe me drejtoritë rajonale ka funksionuar për t’ju ardhur njerëzve në ndihmë si në dislokim si në evakuim. Falenderoj FNSH për punën e bërë së pari në gjetjen e trupave por edhe në vazhdim në monitorimin e situatës sepse përparësi për ne ka qenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Do doja shumë këtu të ishte edhe kryetari i bashkisë se ky nuk është shtabi vetëm i qeverisë apo vetëm i një force politike por është Shtabi i përballimit të Emergjencave në qarkun e Shkodrës dhe kjo punë na përket të gjithëve. Sot nuk është momenti për të bërë politikën e vogël të ditës por të bëjmë punën e madhe që kjo emergjencë të menaxhohet dhe përballohet me sa më pak kosto për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ne nuk i shohim, jemi të verbër sa i takon bindjeve politike por shohim te njerëzit dhe qytetarët bashkëpunëtorët tanë për të zgjidhur këtë emergjencë.

Akuzat e opozitës, nuk kanë ndalur për asnjë minutë. Në vend që të bashkëpunojnë, presin dhe trumbetojnë lidershipin nga Tirana. Ata që nuk mund të pastrojnë, pusetat e bashkisë së Shkodrës, nuk mund të japin dot mend për menaxhimin e kaskadave.

Në një moment të dytë do të bëjmë një analizë të dëmit. Akoma nuk është kaluar faza e emergjencës. Nuk mund të bëjmë parashikime sot. Deri në ditën e fundit të kësaj situate të gjitha institucionet do të jenë në këmbë, në koordinim me prefekturën e Shkodrës. Askush të mos e ndal punën, të jemi afër qytetarëve. Parashikime të tilla vijnë për ata që përdorin emergjencat dhe fatkeqësitë natyrore për çështje politike.”- u shpreh Spiropali.


Video