
Kreu i PD Sali Berisha, nga Shkodra ka denoncuar Ramën dhe ministren Belinda Balluku, për vjedhje të energjisë elektrike. Berisha tha se sot po shesin energji me një çmimin katër herë më të ulët se ajo që po blejnë
“Mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur 2000m3/s dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e tyre e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë plotësisht të parashikuara. Vjedhja jua ka bllokuar mendjen por një njoftim serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, i cili ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e Veriut.
Këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se e kanë mendjen të shfrytëzojnë energji. Sot janë mbi 2500 ha të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës dhe ka kërcënime serioze. Këto janë nga skema e vjedhjes se qeveritarëve që nuk kanë kufi në asgjë.
Zonja dilte e tmerronte qytetarët se dimrin po e kalonte keq. Për ata që donin të vidhnin për të gjobitur 60% të popullatës, qielli duhet të ishte i thatë. Mbrëmë jam njoftuar vonë se hapën tunelin. Sot po shesin energji me çmim 4 herë më të ulët se atë që blejnë. Janë verbuar e tërbuar. Qeveria ka qëllim armiqësor të hapur me Shkodrën”, tha Berisha.