Perla e Ballukut: Faza e parë e Portit të Durrësit do të jetë purifikimi i detit (VIDEO)

18 November 2022, 19:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Perla e Ballukut: Faza e parë e Portit të Durrësit do të
Belinda Balluku

Dy ditë më parë, ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku dëshmoi në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku u bë prezantimi i projektit me shumë dritëhije i Portit të Durrësit.

Por, teksa nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të deputetëve opozitarë se kush fshihet pas kompanive offshore dhe shumë pyetjeve të tjera, Balluku lëshoi dhe një perlë.

Numri 2 i Qeverisë së Ramës deklaroi se faza e parë e projektit përfshin ajrosjen e detit.

"Faza e parë e këtij projekti përfshin purifikimin e detit të Durrësit." deklaron Balluku siç dëgjohet edhe në videon e mëposhtme.

Projekti i Portit turistik të Durrësit ka disa ditë që është në qendër të vëmendjes mediatike. Gazetarët kanë denoncuar faljen e 820 mijë metër katror truall shtetëror për rezidenca, kulla e hotele.

Pothuajse të gjitha mediat janë marrë me këtë fakt dhe kanë ngritur shqetësimin dhe dyshimet se pas këtij projekti qëndron afera më e madhe korruptive në historinë e Shqipërisë.

Skema e përdorur është e njëjta në të gjitha rastet. Merr prona publike falas, ndërto, shit dhe ndërto. E njëjta skemë është edhe në Portin e Durrësit, madje edhe më skandaloze pasi pa u kaluar në Kuvend si marrëveshje, kompania doli me një njoftim për nisjen e shitjeve të apartamenteve.


Video