Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencë për mediat ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku duke e akuzuar se është një nga personat më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.
Sipas ish-kryeministrit, Balluku tenderin 20 milionë euro të skarpateve, ja jep kompanisë Gjoka duke shkelur ligjin me rrugën e arbërit dhe rrugën Kardhiq-Delvinë.
Berisha pohon se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku po abuzon me fondet ku mori si shembull aksin rrugor Lekaj-Fier ku u hap tenderi me 340 milion euro.
'Balluku është një nga personat më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Rruga e Arbërit ndërtohet, pasi i është trefishuar çmimi. Tani bëhet tenderi për skarpatën. Këta janë hajdut të cmendur, sesi mund të ndërtohet rruga pa skarpata. Hap Ballukja tenderin 20 milionë euro të skarpateve, ja jep kompanisë Gjoka. Këtë se kisha dëgjuar kurrë gjatë jetës time. Ai që ndërton rrugën.
Ajo është vërsulur mbi pasuritë e shqiptarëve, e papërmbajtur. Ajo ka shkelur ligjin me rrugën e arbërit dhe rrugën kardhiq-delvine duke abuzuar minimum 60 deri në 80 milionë euro.
Balluku po abuzon me fondet.
Merrni rastin e fundit, shikoni cfarë hajdutërie. Për të sistemuar aksin rrugor Lekaj-Fier, hap tenderin me 340 milion euro, 7 milion euro km. Në një kohë që ndërtimi i autostradës nga e para maksimumi shkon 3 milion euro km. Më thoni cfarë urgjence ka për të berë atë aks rrugor, ska fare trafik. Pse nuk zgjeron rrugën Tiranë – Durrës, apo aksin Lezhë-Shkodër. Duan të vjedhin me në krye ligj Fushën', tha Berisha.