"Hajdut, idiot, budalla…" degjeron në fyerje debati mes Shehaj dhe Gjiknurit, ja akuzat që ngritën tonet

17 November 2022, 20:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hajdut, idiot, budalla…" degjeron në fyerje debati mes
Agron Shehaj dhe Damian Gjiknuri

Ka degraduar debati në Kuvend mes deputetëve Damian Gjiknuri dhe Agron Shehaj, të cilët përveç akuzave, kanë lëshuar edhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Fillimisht ishte Shehaj deklaroi se në projektin e menaxhimit të Parkut të Butrintit janë përfshirë kushërinjtë e Damian Gjiknurit, të cilët përfitojnë miliona euro nga kjo aferë.

Në përgjigje të tij, deputeti socialist e ofendoi Shehajn duke e quajtur idiot dhe e ka akuzuar për një ndërtim të fshehtë në rrugën e Ambasadës Holandeze, ku sipas tij, figuron me një emër tjetër.

Debati:

Shehaj: Ndryshe nga çfarë ndodh në perëndim apo në shtetet normale, ku sundojnë ligjet, këtu Parlamenti kthehet në mburojën e hajdutëve. Në 10 vite qeverisje, është marrë me krijim kompanish offshore, afera me PPP dhe investitor strategjik. Kjo është një qeveri që orkestron çdo ditë nga një aferë. Përdor institucionet për të fshehur gjurmët. A nuk ndodhi kështu me Unazën e Madhe, kushërinjtë e Damian Gjiknurit në parkun e Butrintit.

Gjiknuri: Më vjen keq se nuk erdha të bëj debat. Ky është një idjot i dobishëm. Në gjyq je për shpifje, nuk je paraqitur atje. Ti Agron je rast interesant. Sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamjen tënde. Të kam thënë, po të jetë për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd tek rruga e Ambasadës Holandeze, që je me një emër tjetër. Të lutem më trego se si një budalla mund të bëhet i pasur se do i shpëtoje jetën miliona njerëzve.” – u shpreh Gjiknuri.

Shehaj: Ti je hajdut. Të ka dalë boja.

Gjiknuri: Shko në gjyq.

Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë. Nuk ka drejtësi. Hajdut. Qepe. E kupton çfarë thua? Sa budalla ky. Si është bërë ky me para? Kam punuar Damian! Kam punuar. Ti nuk e di ça është puna. Ti di vetëm të vjedhësh.


Video