Porti i Durrësit/ Berisha: Edi Rama, Olsi e Vuçiçi, marrin secili nga 300-400 miliona euro

17 November 2022, 15:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Porti i Durrësit/ Berisha: Edi Rama, Olsi e Vuçiçi, marrin

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë aktuale se e ka kthyer Shqipërinë në një vrimë të zezë të pastrimit të parave të krimit në Europë.

Nga foltorja e Kuvendit teksa fliste për procesin e integrimit europian, Berisha tha se çdo ditë Shqipëria po shndërrohet në një eksportues të frikshëm të krimit në Europë dhe në botë.

Berisha: Vëllezërit Karriç të kompanisë që ndërtuan frontin ujor në Beograd.

Balla: Gënjen

Berisha: Ti që thua ashtu ti gënjen. Vijnë tani e ndërtojnë me Ramën e do marrë dhuratë 200 hektarë tokë deri para 3 ditësh thanë 80 dje zonja Balluku tha janë 200. Rama Olsi e Vuçiçi, marrin të paktën secili nga 300-400 mln euro. Në një aferë në të cilën çdo shqiptar do paguajë të paktën 1 mijë dollarë për ndërtimin e portit të ri.

 


Video