
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka qenë në Berat, ku pati një takim me fermerët e kësaj zone dhe foli për efektet në ekonomi që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë. Gjatë këtij takimi, Rama ku nuk i ka kursyer vlerësimet për kryebashkiakun Ervin Demo. Teksa po fliste për rindërtimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, Rama tha se Demo po i jep drejtim punës.
Tashmë kur politika është në “ethet” e zgjedhjeve vendore, duket se edhe Ervin Demo do të jetë një nga kryebashkiakët që do i besohet një mandat të dytë. Kjo sepse Rama foli me superlativa për punën e tij.
'Për hir të së vërtetës, jo se dua ta them për të marrë këtu ndonjë duartrokitje për Ervinin, por më vjen mirë që i dhamë drejtim më në fund edhe te shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ se ishte realisht e padrejtë që ajo shkollë me traditë dhe me aq shumë nxënës dhe me atë nevojë të mbetej e patrajtuar, kështu që besoj që do të bëhet aty një investim i mirë.
Ervini bëri çmos për të marrë fondet nga Qeveria, tani juve bëni çmos që Ervini të bëjë punën siç duhet, është detyra juaj që ta shikoni të bëhet puna siç duhet. Por unë jam i bindur se siç janë bërë dhe falë Ervinit natyrisht shumë punë të mira këtu, do të bëhet edhe shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’, tha Rama.
Po kush është kryebashkiaku Ervin Demo:
Ka ndjekur studimet e larta Bachelor dhe Master në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2010 fitoi titullin “Doktor” nga Universiteti i Tiranës me temë “Menaxhimi i Krizave”. Studimet post doktorale i ka ndjekur në Universitetin e Bolonjës, “Matja e Performancës në Arsimin e Lartë: Harmonizimi i Strategjive me Nevojat e Territorit”. Z. Demo mban titullin “Profesor i Associuar”.
Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ndërkohë ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në UT si drejtues instituti, zv.Dekan dhe Gjatë 2012-2016 ka qenë Zv. Rektor i Universitetit të Tiranës, për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Z. Demo ka përvojë të gjerë në koordinimin e projekteve Europiane, si ato të programeve Tempus, Erasmus Mundus, Erasmus +, IPA, etj.
Z. Ervin Demo ka qenë gjithmonë aktiv në çështjet që lidhen me arsimin a lartë dhe në iniciativa që lidhen me Sipërmarrjen dhe Inovacionin. Ka perkthyer tekste universitare te cilat perdoren ne institucionet e arsimit te larte si dhe ka kryer redaktime shkencore.
Cilat janë disa nga nvestimet kryesore që janë bërë n♪7 Berat gjatë qeverisjes së Ervin Demos:
1. Rehabilitimi i stacionit zjarrfikeses,blerja e 4 mjeteve te reja zjarrfikese, ndertimi i qëndrës Rinore.
2. Rehabilitimi i rrugës së Kalasë, rehabilitimi i lagjes Goricë, punime restauruese në lagjen Mangalem.
3. Përmirësimi i siluetës urbane te qendrës mesjetare selamlleku, ndërtimi i parkingut nëntokësor.
4. Ndërtimi i unazës së madhe dhe unazës së vogël të qytetit, rehabilitimi i sheshit ish-axhensia dhe segmentit Antipatrea - gjykata.
5. Fasadat e 15 pallateve rajonit 1, mobilim urban i lagjeve 30 vjetori, 22 tetori dhe zonës MCR, rrugët rurale të fshatrave Drobonik,Karkanjoz,Memias.
6. Organizimi i një kalendari të pasur eventesh në qytet dhe përgatitja e paketës së brandimit dhe marketingut turistik.